Një pjesë e konsumatorëve të rrugës për në Radishan, Butel, rruga për në Luboten, Smillkovë, Straçincë, Viniçe, Bullaçan, Rashtak dhe Creshevë në Komunën e Butelit, si dhe konsumatorët e një pjese të rrugëve „Sasa“ dhe „Jabllanicë“ dhe objektet në hyrje të lagjes Pintia në Komunën e Kisella Vodës dhe të rrugëve „Vatasha“ dhe „Rumena Haxhipanzova“ në lagjen Draçevë nesër do të jenë pa energji elektrike, informojnë nga QRMK-ja.

Siç informojnë nga atje, për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës elektrik, pa energji elektrike do të mbesin, në periudhën prej orës 11:55 e deri në 15:00 konsumatorët e rrugës për në Radishan, Butel, rruga për në Luboten, Smillkovë, Straçincë, Viniçe, Bullaçan, Rashtak dhe Creshevë në Komunën e Butelit, në periudhën prej orës 8:30 e deri në 11:00 konsumatorët e një pjese të rrugëve „Sasa“ dhe „Jabllanicë“ dhe objektet në hyrje të lagjes Pintia afër semaforëve në Komunln e Kisella Vodës dhe në periudhën prej orës 11:30 e deri në 15:00 konsumatorët e rrugëve „Vatasha“ dhe „Rumena Haxhipanzova“ në lagjen Draçevë nesër do të jenë pa energji elektrike, theksohet në kumtesë.