Komisioni i Kuvendit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive sot debatoi dhe njëzëri vendosi që ta hedhë poshtë iniciativën për grumbullimin e së paku 150.000 votuesve për shpalljen e referendumit të ri, të ngritur nga Todor Petrovi. Me Iniciativën qytetare e përkrahur nga nënshkrimet e 157 qytetarëve kërkohej shpallja e referendumit në të cilin qytetarët me “për” ose “kundër” duhet të përgjigjen në pyetjen e “A jeni për ndryshim të emrit të shtetit Maqedoni në Maqedonia e Veriut”.

Iniciativa hidhet poshtë si e parregullt sepse pyetja e referendumit nuk është në pajtueshmëri me emrin e shtetit, nuk është në pajtueshmëri me Ligjin për referendum që nuk lejon referendum të ri para skadimit të afatit prej dy viteve nga referendumi i mbajtur më parë dhe sepse Kuvendi në seancën e 30 janarit të vitit 2019 tashmë solli vendim për iniciativën e njëjtë qytetare se nuk është në rregull dhe ka votuar për refuzimin e saj.

Kjo ishte hera e tretë që Todor Petrov të dorëzojë një iniciativë të njëjtë deri në Kuvend. Hera e parë ishte në rregull sepse nënshkrimet nuk ishin grumbulluar para organit kompetent, ndërsa herën e dytë edhe pse komisioni amë e pranoi, Kuvendi e refuzoi me arsyetimin se është e tepërt. E dorëzoi më 9 janar, ndërsa Kuvendi ndryshimet kushtetuese për ndryshim të emrit i votoi dy ditë më vonë.