Sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 4 miliardë njerëz në mbarë botën trajtohen me ilaçe bimore që bëhen nga këto të fundit.

Bëhet fjalë për fitoterapinë e cila është metoda e kurimit përmes bimëve.Të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) janë të qarta: rreth 4 miliardë njerëz trajtohen me fitoterapi, ose me ilaçe të krijuara nga substanca të nxjerra nga bimët. Në praktikë, 80% e popullsisë së botës e përdor atë. Rrënjët, gjethet, farat, lulet dhe frutat e mijëra bimëve, në fakt, përmbajnë substanca të cilat, kur të nxirren në mënyrën e duhur, dhe përpunohen si duhet, ushtrojnë potencialin e tyre terapeutik kundër shumë sëmundjeve.

Në të gjithë botën, mbi 35 mijë specie bimore përdoren për qëllime mjekësore. Ka, megjithatë, 420 mijë lloje të tjera bimësh mbi të cilët ka njohuri të kufizuara.

Sot drogat fitoterapeutike merren me teknika të kontrolluara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përbërësi aktiv i 25% të barnave sintetike në treg vjen nga bimët.