Viktima e katërt e gripit sezonal është një vajzë 12-vjeçare e cila sot në mëngjes ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, e cila është pranuar përpara katër ditëve, konfirmoi sot dr. Vlladimir Mikiq, epidemiolog nga Instituti për Shëndet Publik, njofton Portalb.mk.

Vajza ka qenë e sëmurë nga paraliza cerebrale dhe nga distrofia muskulore.

Ky është rasti i dytë vdekjeprurës nga gripi sezonal për vetëm një javë. Paraprakisht ka ndërruar jetë një 86-vjeçar nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë nga komplikimet në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërkaq tek ai janë evidentuar edhe sëmundje tjera.