Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat që rëndojnë mbi të. Ai tha përpara gazetarëve se akuzat që ngrihen për të janë “trafik droge” dhe “krijim i grupit të strukturuar kriminal”.

“Akuzat që ngrihen mbi mua janë të rënda. Ata kanë të bëjnë me trafik droge dhe krijim i grupit të strukturuar kriminal. Me siguri që jam njeriu i dytë pas Aoldo Bares në Shqipëri mbi të cilin bien të tilla akuza. Mendoj se këto janë akuza politike. Prokuroria siç e nisi edhe e bitisi.

Komenti im është që do të vazhdoj t’i shkoj drejtësisë deri në fund, edhe duke besuar. Ky është një proces politik dhe kur them i komanduar, kam parasysh politikën dhe drejtësinë, që janë aq bashkë sa ç’është edhe Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Kështu që nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh. Nuk kam parë asnjë provë deri tani. Mua nuk më frikëson gjë përveç të së vërtetës. Nuk më intereson se çfarë bën Prokuroria. më intereson vetëm e vërteta.