Të ftuarit në emisionin “Studio e hapur” kanë komentuar edhe marrëveshjen e arritur mes Zaevit dhe Ahmetit për një kandidat konsensual për president të vendit. Nëse ai do të jetë kuadër partiak i LSDM-së, atëherë sipas Visar Ademit, i njëjti nuk mund të quhet konsensual.

Arsyeja që do ta ketë shtyrë Ahmetin të pranojë një kuadër partiak të LSDM-së, Ademi thotë se është ikja nga ballafaqimi i BDI-së me partitë e tjera shqiptare në një proces zgjedhor, pasi sipas tij BDI ka vërejtur se ka rënie të rejtingut në elektorat.