Mbi 600 milionë euro investime të huaja janë regjistruar në vend vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se investimet e drejtpërdrejta për 12 muajit ka arritur në 624 milionë euro, prej të cilëve 311 milionë të investimeve janë bërë në çerekun e katërt. Sipas ministrit për Financa, Dragan Tevdovski kjo është shuma më e lartë e investimeve të huaja deri më tani.

“Në vitin 2018 kemi arritur shumën më të lartë të investimeve të huaja deri më tani. Krahasuar me vitet e kaluar, investimet e drejtpërdrejta janë disa herë më të larta. Një rritje e tillë është konfirmim për rrugën e drejtë në të cilën po lëviz vendi, stabiliteti politik, progresi drejtë NATO-së, stabiliteti makroekonomik, politikë fiskale të drejtë dhe reforma”, njofton për AIM-në ministri Tevdovski./Telegrafi/