Milan do të presë në “San Siro” Sassuolo-n për javën e 26-të në Serie A.

Në një deklaratë për mediat, trajneri Gennaro Gattuso, tha se blerja e bujshme Lucas Paqueta duhet të pushojë për duelin ndaj Sassuolos.

Më tej trajneri tha se skuadra po kalon një moment të mirë fizik falë punës që është bërë 8 muaj më parë dhe tani për ta janë 14 finale deri në fund të sezonit.

“E njoh De Zerbi-n mirë, vitin e kaluar më hoqi një vijë e gjysmë. Kam vetëm 1 pikë me të. E di se çfarë trajneri është dhe çfarë futbolli pëlqen. Është një skuadër që nëse nuk e respekton, mund t’ju dëmtojë, ne po përgatitemi si një ekip i shkëlqyer”, u shpreh ai.

Paqueta – Ai duhet të pushojë pak, ka luajtur shumë ndeshje së fundi. Ai shqetësohet shumë kur duhet të mbrojë dhe duhet të mësojë të luajë në të dy pjesët e fushës në të njëjtën mënyrë. Ndihet i qetë kur ka topin, por është i shqetësuar kur mbron. Duhet të përmirësohet.

Piatek – Mund të ndodhë që të ngecë në disa ndeshje. Ai është i qetë kur vjen në Milanello, po ashtu edhe me shokët e skuadrës. Ai është shumë punëtor dhe humori i tij nuk ka ndryshuar pas ndeshjes ndaj Lazio-s.

Prag derbi – Unë vetëm mendoj se ne duhet të mendojmë për Sassuolo-n dhe pastaj Chievo-n. Ne duhet të bëjmë punën tonë, renditjen do ta shohim kur të vijë derbi.