Sasho Mijalkov do të mbetet në arrest shtëpiak. Apeli vendosi për vazhdimin e masës me kërkesë të Prokurorisë Speciale në rastin “Perandoria”. Ish drejtori i policisë sekrete në arrest shtëpiak do të mbetet edhe 30 ditë tjera. Megjithatë, avokatët Mijalkovin nga izolimi shtëpiak do ta shpëtojnë përmes Gjykatës Supreme, e cila para një muaji mori mendim juridik se PSP pas 30 qershorit 2017, nuk ka autorizim që të ngrit hetime të reja, njofton Alsat-M.

Kuptohet se do të dorëzojmë ankesë pranë Gjykatës Supreme, ndoshta që sot apo nesër, por kuptohet se ankesë deri tek Gjykata më e lartë do të ketë gjithsesi”- pohoi Lupço Shvërgovski, avokat.
Paraprakisht ankesa pranë Supremes për arrestet shtëpiake në rastin “Perandoria” dorëzuan edhe biznesmenët Orce Kamçev, Cvetan Pandelevski dhe Nenad Josifoviq.