Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi konkurset për ndarje të bursave për shtetas të Maqedonisë, të cilët në vitin akademik 2019/2020 do të regjistrohen në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë në studimet në universitetet, i cili është në listën e fundit të publikuar të Qendrës për universitete nga klasa botërore pranë universitetit Xhio Tong nga Shangai.

Bursat ndahen nëse kandidati është regjistruar në njërën nga dhjetë universitete e para të renditura nga të gjitha fushat, gjegjësisht në njërin nga njëqind universitetet e para të renditura nga fusha shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë dhe gjenetikës.

Për të gjithë këto cikle të studimeve (universitare, pasuniversitare dhe doktoraturë) shfrytëzuesit të bursës i kompensohen shpenzimet për taksë regjistrimi në vlerë nga 40.000 dollarë amerikanë në vit. Çdo vlerë më e lartë për taksën e regjistrimit nga i theksuari është në ngarkesë të studentit. Kandidati i përzgjedhur do të fitojë edhe një biletë kthyese aeroplani, ndërsa bursa mujore paguhet konform Vendimit për vërtetimin e mënyrës së llogarisë së shpenzimeve për bursë mujore të studentëve që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2019/2020, në bazë të Listës së indekseve të çmimeve për shpenzime jetësore të Kombeve të Bashkuara.

Afati për paraqitje të kandidatëve është deri më 15 shtator të vitit 2019. Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. Shën Cirili e Metodi”, nr. 54. 1000 Shkup, me shenjën: bursa për studime akademike nga cikli (i parë, i dytë apo i tretë) jashtë vendit.

Në tre konkurset, që janë publikuar në ueb-faqen e MASH, janë theksuar dokumentet dhe kriteret e nevojshme për përzgjedhje të kandidatëve për bursë, si dhe detyrimet që ata do t’i kenë ndaj shtetit pas përfundimit të studimeve jashtë vendit.