Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami dhe deputetit Fadil Zendeli takuan delegacionin e eurodeputetëve nga komisioni për punë të jashtme AET të kryesuar nga z. Tunne Kelam.
Temë diskutimi ishte aktualiteti politik dhe zgjedhjet Presidenciale, ku Lëvizja BESA do të përkrahë kandidaturën e pavarur të prof.Dr. Blerim Reka.

Ky takim u realizua në kuadër të vizitës së eurodeputetëve për t’i takuar partitë opozitare në Maqedoni, ku dje ata kanë qendruar edhe në Shqipëri për të takuar edhe opozitën e atjeshme./TopAlNews/