Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë para hetimore për MEPSO në bazë të raportit të auditimit për punën financiare të kësaj kompanie. Po hetohet puna e udhëheqjes së mëparshme, derisa drejtor ishte Sinisha Spasov, kuadër i VMRO-DPMNE nga viti 2012 deri në vitin 2016. Hetime është duke realizuar edhe Drejtoria e Policisë Financiare për fasadën e barokut dhe rindërtimin e drejtorisë së MEPSO-s, e cila ka arritur çmimin prej 11 milion euro, por që ende nuk është kompletuar, shkruan IRL, transmeton Portalb.mk.

Raporti i auditimit u publikua në mars vitin e kaluar, ndërsa iniciativa për të hapur hetim u iniciua nga qeveria, e cila është pronare e MEPSO. Në raportin e auditimit janë zbardhur tenderë të dyshimtë, kontrata për të cilat ka indikacione se janë korruptive, dyshime për shpërdorim të miliona eurove, para të shtetit, si dhe shpërdorim të pozitës zyrtare nga udhëheqësia e atëhershme.

Ish-drejtori Sinisha Spasov ka thënë për IRL, se ka punuar ligjërisht dhe ndershëm, por raporti i auditimit nuk tregon një gjë të tillë.Sinisha Spasov në shoqëri me Nikolla Gruevski
Fasadë e barokut prej 11 milionë euro

Rikonstruksioni i fasadës së drejtorisë së MEPSO është një nga investimet e dyshimta për të cilat auditori ka konstatuar se udhëheqësia ka punuar pa përgjegjësi, në mënyrë të pamatur dhe nuk i ka mbrojtur interesat e kompanisë.

Plani, ë fasada e MEPSO të vishen në barok fillon të zbatohet në mars të vitit 2012, kur është shpallur konkurs zgjidhje ideore dhe kur Gruevski e ndërton projektin prej miliona eurosh Shkupi 2014.

Më 31 dhjetor 2013, është nënshkruar marrëveshje me ofertuesin më të volitshëm, gjegjësisht në tender është zgjedhur SHA”Beton Shtip”, që ka ofruara çmim prej 9 milionë euro. Punimet ndërtimore është dashur të përfundojnë për 18 muaj, duke filluar nga shkurti i vitit 2014 deri në korrik 2015. Por “Beton Shtip” disa herë e ka tejkaluar afatin dhe ai është zgjeruar me dy aneks kontrata në vitin 2016.

“Afati i realizimit prej 18 muajsh është një nga kushtet thelbësore të kontratës për prokurim publik, ndërsa me dy anekset, afati për realizimin e punimeve prej 18 muajsh është shtyrë edhe për 12 muaj të tjerë, ndërsa punët nuk janë përfunduar e objekti nuk është dorëzuar për përdorim deri në datën e raportimit nga auditimi i kryer, gjegjësisht më shumë se 24 muaj pas skadimit të afatit fillestar”, thotë raporti i auditorit.

Ish-drejtori Sinisha Spasov pranon se ka pasur vështirësi gjatë rindërtimit. Në mbrojtjen e tij, ai pretendon se është përpjekur ta shtynte punën, por pa sukses.

“Nga ana ime me vendim të Bordit drejtues, Shërbimi i auditimit të brendshëm me autorizim të veçantë është ngarkuar për të kryer një kontroll të brendshëm të veçantë për ligjshmëri, aspektit ekonomik dhe efektivitetin e Kontratës për prokurim publik. Pavarësisht shumë paralajmërimeve deri në momentin e largimit nga detyra, unë nuk pranova raport për gjërat e mësipërme. Prandaj, nuk isha në gjendje të ndërmarr disa veprime në drejtim të zgjidhjes së frenimeve të caktuara”, thotë Spasov.

Për fasadën e barokut, nga buxheti janë paguar mbi 11 milionë euro. Nëse e tërë shuma është e arsyeshme është duke hetuar Prokuroria për krim të organizuar dhe Policia financiare.

Punonjësit në MEPSO në objektin e rinovuar janë transferuar, para disa muajsh edhe atë 5 vjet pas fillimit të punimeve ndërtimore. Duke pasur parasysh vonesat e shumta, deri tani nuk është bërë përllogaritje dhe MEPSO nuk ka marrë vendim për të arkëtuar dënim, as edhe pagesën e garancisë bankare për realizim cilësor të kontratës.Drejtoria e MEPSO në Shkup
Udhëheqësia e re e MEPSO e kryesuar nga drejtori Sasho Vasilevski, për IRL thotë se “Gjërat deri tani nuk janë përfunduar plotësisht, por interesi i MEPSO-s është i mbrojtur me garanci bankare të cilën e ka depozituar kontraktuesi.”

“Beton Shtip” ka ndërtuar shtatë objekte të projektit “Shkupi 2014” për një vlerë të përgjithshme prej 55 milionë eurosh. Tenderët më të mëdha i ka marrë FINKI – 12.804.035 euro MEPSO – 10.579.065 euro për ndërtimin e ndërtetesës së përbashkët të Gjykatës Kushtetuese, Arkivit shtetëror dhe Muzeut arkeologjik – 9.064.807 euro.

Pas rënies së qeverisë së Gruevskit fillon dhe falimentimi i “Beton” nga Shtipi, që për disa muaj është në gjendje të keqe financiare, punonjësit nuk marrin paga, ndërsa në qarqet e biznesit flitet se është e mundur që kompania të shkojë në falimentim.

Në strukturën e pronësisë janë kompanitë e Jordan Kamçevit, me të cilat lidhje ka edhe Sasho Mijalkov: TIM SHPK, Ezimit SHPKNJP Shtip, si dhe “Eksiko” e Orka Holding, të cilat tani janë objekt i hetimeve në rastin “Perandoria”.

Kanë paguar për softuerin më bashkëkohor, të cilin nuk e kanë përdorur kurrë

Përveç investimeve në ndërtime, objekt i hetimit të Policisë financiare janë edhe paratë që janë dhënë për implementim të një sistemi modern kompjuterik – Sistemi BIS, i cili kurrë nuk ishte vënë në funksion.

Sistemi është blerë me para nga një hua e Bankës Botërore, ndërsa qëllimi ka qenë modernizimi i kompanisë për të siguruar sistem informacioni të integruar. Kontrata me firmën realizuese është nënshkruar në mars të vitit 2014 në vlerë prej 615 mijë euro, prej kur edhe ka filluar të rrjedhë afati garancisë prej dy vitesh. Në atë periudhë, firma që e ka implementuar softuerin ka qenë e detyruar të mënjanojë çdo mangësi që sistemi të funksionojë. Por kjo nuk është bërë.

Vetëm në mars të vitit 2016, kur Sektori i financave e ka përgatitur llogarinë vjetore, e kanë vërejtur se sistemi BIS nuk nxjerr të dhëna të sakta dhe të besueshme. Për këtë është informuar Bordi drejtues, i cili ka formuar një grup pune për të realizuar hetim të brendshëm për të zbuluar se ku ka ngecur implementimi i sistemit. Është konstatuar se sistemi kishte numër të madh mangësish, por duke qenë se garancia prej dy vitesh kishte skaduar kontraktuesi nuk ka pasur kurrfarë detyrimi ndaj MEPSO për të dhënë ndihmë shtesë.

“Për shkak të mos funksionalitetit të BIS, MEPSO ende përdor sistem të kontabilitetit nga një gjeneratë më të vjetër, për të cilin nuk ka mundësi për mirëmbajtje, sistem i cili nuk ka mundësi të përcjellë maturimin dhe kërkesat e detyrimeve, evidencën materiale, si dhe gjenerim të analizave dhe raporte të duhura. Sistemi që përdoret nuk gjurmë për atë se kur dhe nga kush janë futur, ndryshuar apo fshirë të dhënat në sistem dhe kjo krijon rrezik për saktësinë e të dhënave të shënuara”, thuhet në raportin e auditorit.

Ish-drejtori Spasov thotë që derisa kishte qenë drejtor, nuk ia kishte dalë të zbulojë se kush kishte qenë përgjegjës për 615 mijë eurot “e hedhura“ për këtë softuer.

“Bordi drejtues, për shkak dyshimeve të mëdha, kishte formuar një grup punues për të verifikuar përputhshmërinë e produktit të pranuar me specifikimet gjatë prokurimit dhe vërtetimin e funksionalitetit të të njëjtit. Deri në ditën e largimit tim nga detyra, nuk pat sukses për të bërë diçka”, thotë Spasov.

Auditori në raportin e tij rekomandon që MEPSO të vendosë në funksion sistemin BIS dhe të përcaktojë përgjegjësinë e mundshme të punonjësve të tij. Duke pasur parasysh se për sistemin BIS ka një lëndë në Policinë financiare, udhëheqësia e re nuk zbulon shumë detaje.
Në emër të MEPSO, para janë shpenzuar edhe për ski-qendra

Raporti i auditimit zbulon se MEPSO kishte hyrë edhe në biznesin e ndërtimit dhe kishte filluar të ndërtojë objekte që nuk kanë të bëjnë fare me aktivitetin e transmetimit të energjisë elektrike. Për ndërtimin e katër ski-qendrave -Galiçica, Jabllanica, Berova dhe Pllaçkovica janë investuar gjithsej 517 mijë euro, ndërsa janë bërë shpenzime edhe për donacione për promovimin e taksave në vlerë prej 1.1 milion euro për të ndërtuar dhe dorëzuar Parkun për snob bord në Ponikva të komunës Probishtip.

Ish drejtori Spasov edhe për këto investime sillet vetëm sikur ai ka qenë nënshkruese i dëshirave të qeverisë, e jo drejtor i cili ka marrë vendime dhe plane. Arsyetohet se këto projekte nuk kanë qenë ide të tij, por të Qeverisë së atëhershme.

Drejtori i ri Vasilevski thotë se, me rekomandim të auditorit, qeveria ka vendosur që MEPSO të mos përhapet me shpenzim të parave për objekte apo projekte që nuk kanë të bëjnë me rrymën.

Avokatët e njëjtë kanë marrë para edhe në MEPSO edhe në ELEM

MEPSO është i përmbytur me padi nga persona juridikë dhe fizikë në vlerë prej 37.5 milionë euro, ndërsa si paditës paraqitet në disa procedurës në shumë prej 12 milionë euro.

Paditë më të mëdha janë mes firmave me ndërmarrje tjera shtetërore. Gjegjësisht MEPSO e ka paditur ELEM për gjithsej 6 milion euro. Ndërsa ELEM, në anën tjetër, e ka paditur MEPSO për 34 milionë euro. Ndërsa, MEPSO gjithashtu e ka paditur HM Transport për 1.8 milion euro.

IRL nga MEPSO dhe ELEM i ka marrë të dhënat për shumat e paguara për avokatët nga viti 2007 deri në vitin 2018. Në këtë periudhë, MEPSO për shërbime ligjore shpenzonte rreth 280 mijë euro.

Nga ELEM janë gjithsej 1.17 milion euro. Prej tyre rreth 460 mijë euro për avokatë vendas dhe diçka mbi 700 mijë euro, në vitin 2017, për zyrën e avokatëve Curtisi, Mallet – Prevost, Colt @ Mosle LLP.

Në krye të avokatëve me më së shumti të holla është Nikolla Dodevski, i cili gjatë periudhës 11 vjeçare, nga MEPSO dhe ELEM ka arkëtuar rreth 200 mijë euro. Disa vite ai ka qenë i angazhuar si avokat edhe për ELEM edhe për MEPSO. Ai ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes nga IRL se si ishte zgjedhur pikërisht ai të ishte avokati i këtyre dy kompanive shtetërore.Avokati i Nikolla Dodevski me Nikolla Gruevskin para Gjykatës Penale
Auditori ka dërguar një rekomandim se shpenzimet për avokatë janë të pajustifikuara, duke qenë se është një kompani në pronësi të shtetit. Sipas IRL bërë hapat e parë, gjegjësisht udhëheqësitë e ELEM dhe MEPSO kanë filluar bisedimet që paditë të zgjidhin me marrëveshje jashtë gjykatës.

Spasov u kthye në ELEM, drejtorët e tjerë janë ende në MEPSO

Ish-drejtori Spasov, pasi largimit nga MEPSO, është kthyer në punën e tij të vjetër si inxhinier në ELEM. Drejtorët në mandatin e tij Nenad Jovanovski, Saso T. Vasilevski dhe Katerina Gligorova vazhdojnë të punojnë në MEPSO. Edhe ata, sikurse Spasov, janë nënshkrues të vendimeve të cilat Bordi drejtuar i ka miratuar në kohën për të cilën është bërë raporti i auditimit.

Sinisha Spasov dyshon në vërtetësinë e auditimit, duke pasur parasysh se në periudhën kur është kryer auditimi, ai nuk ka qenë në kompani dhe dyshon se auditorëve nuk u janë paraqitur të gjitha dokumentet. Ai siguron se ka punuar sipas ligjit dhe ndershëm, duke pasur parasysh se nga viti 2012 në 2016 të gjitha raportet financiare janë miratuar pa vërejtje nga qeveria e Nikolla Gruevskit.

Kur e pyeta nëse është anëtar i VMRO-DPMNE-së, ma ktheu me pyetje.

“A duhet patjetër të përgjigjem”?

Si do të tregojë udhëheqësia e re, në krye me drejtorin Sasho Vasilevski, zgjedhje e LSDM-së, do të tregojë raporti i ardhshëm të auditimit. Mandati i tij filloi me tenderë të shthurur për kolltukë prej lëkure të viçit dhe punësime të dyshimta të të afërmve dhe kuadrove të partisë nga LDSM-së dhe BDI-së.