Përleshje me armë ka pasur mes dy automjeteve, të cilët kanë qenë duke kaluar në afërsi të Qendrës Tregtare “Leptokaria”, mbrëm rreth orës 19:00, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se deri tash nuk ka të lënduar, ndërkaq në terren përveç gëzhojave, nuk ka parë shenja të gjakut.