Pjesëmarrësit më të theksuar dhe udhëheqësit joformal të Revolucionit Laraman mesatarisht do të duhet që të paguajnë nga 100 euro për çdo protestë në të cilën kanë marrë pjesë dhe kanë gjuajtur ngjyrë. Deri te ky numër arrihet nëse mblidhet numri dhe lartësia e gjobave të cilat i kanë marrë pjesëmarrësit e Revolucionit Laraman.

Siç shkruan “Fokus”, njëra ndër udhëheqëset joformale, regjisorja Irena Sterijovska ka bërë listë me numrin e gjobave të cilat janë shqiptuar për bashkëluftëtarët e saj:

Ana Krkulevska – 15 gjoba nga 100 euro, 1 gjobë 400 euro dhe rreth 30 në procedurë

Pavle Bogoevski – 5 gjoba nga 100 euro dhe rreth 40 në procedurë

Irena Sterijovska – 20 gjoba nga 100 euro dhe rreth 20 në procedurë

Zamir Mehmeti – 8 gjoba nga 100 euro dhe rreth 30 në procedurë

Simona Spirovska – 10 gjoba nga 100 euro dhe nuk ka informata se sa janë në procedurë

Alek Goçev – 7 gjoba përmbaruese nga 100 euro dhe 32 në procedurë

Jakov Spasov – 11 gjoba përmbaruese nga 100 euro dhe 10 në procedurë

(Këto të dhëna janë përpara një muaji, në ndërkohë numri i tyre vazhdon të rritet).

Sterijovska për “Fokus” thotë se shteti dërgon porosi të keqe me atë që i dënon ata të cilët i kanë nxitur qytetarët në aktivizëm.

“Revolucioni Laraman ka pasur për qëllim që të nxit aktivizëm, t’i inkurajojë qytetarët se kur kanë të drejtë dhe janë të organizuar në mënyrë jo të dhunshme mund t’i ndërrojnë rrjedhat historike. Çfarë porosie u dërgon shteti qytetarëve të saj nëse për të duhet të paguajnë gjoba hiç më pak se nga 100 euro për çdo protestë? Estetika dhe porosia e Revolucionit Laraman nuk duhet që të jetë lëndë e gjobave”, thotë Sterijovska.