Presidenti Gjorge Ivanov u ka dhuruar medalje për guxim katër pjesëtarëve të Armatës të Republikës së Maqedonisë të cilët kontribuuan në ofrimin e ndihmës në kohë dhe heqjen e të pësuarave nga aksidenti që ndodhi afër fshatit Llaskarcë më 13 shkurt.

Siç kumtoi Kabineti i Ivanovit janë dekoruar Semir Feta, Omer Emini, Bujamin Rexhepi dhe Seladin Salihi me “medalje për guxim” për tregim të guximit të jashtëzakonshëm dhe sakrificës, të cilët me angazhim personal si ushtarë profesionistë dhe pjesëtarë të ARM-së kanë kontribuuar në ofrimin e ndihmës në kohë dhe nxjerrjen e të pësuarave në aksidentin rrugor.

“E konfirmuat besnikërinë e Armatës ndaj qytetarëve të Maqedonisë, shpëtuat jetë njerëzish, dhe e kthyet shpresën dhe besnikërinë në të mirën. E kthyet besimin se ekziston e mira në këtë botë dhe për këtë të mirë ia vlen të luftojmë, çdo ditë dhe vazhdimisht. Me guximin tuaj, ju jeni shembull jo vetëm për pjesëtarët tjerë të armatës së Maqedonisë, por edhe për tërë shoqërinë e Maqedonisë. Në vepër treguat se bashkëjetesa është vërtet kujdesi për jetën e një njeriut tjetër, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjuhësore dhe fetare”, tha presidenti me këtë rast.

Ushtari profesionist Semir Feta, i cili jeton në fshatin Llaskarcë, shprehi falënderim ndaj presidentit të shtetit për medaljen.

“U shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiroj shërim më të shpejtë. Secili që do të ishte në vendin tim do të ndihmonte në këtë rast”, tha Fetai pas marrjes së medaljes.