Largimi i Iscos nga “Santiago Bernabeu” është i pashmangshëm.

Minutat me pikatore po detyrojnë mesfushorin spanjoll që gjatë fillimit të merkatos së verës të kërkojë skuadër të re.

Sipas të përditshmes “Corriere della Sera”, në garë për të marrë shërbimet e Iscos janë 3 klubet italiane: Juventus, Inter dhe Napoli. Opsioni tek Napoli duket shumë i mundshëm për shkak të lidhjes me trajnerin Carlo Ancelotti, por edhe Juventusi mbetet opsion i hapur për shkak të miqësisë së Iscos me Ronaldon.