Partitë politikë të cilët janë marrë vesh në parim për kandidat konsenzual sonte do të zhvillojnë takim në hotelin “Hilton”, ku do të vendoset për kandidatin për president konsenzual.

Emri i tij, thonë nga LSDM, me shumë gjasa nuk do të bëhet i ditur sot.

Nga partia e LSDM-së dëshirojnë që emri të bëhet i ditur pas Kongresit të së dielës, kështu do të respektohen delegatët e LSDM-së.

Nuk mundemi që të zbulojmë kandidatin para kongresit. Ahmeti herën e kaluar është shprehur gabimisht. Sonte do të zhvillohet takim me partnerët e koalicionit të cilët do të përkrahin kandidatin e përbashkët, ndërsa emrin e bëjmë të ditur të dielen- kanë thënë nga LSDM.

Në “Hilton” sonte do të jenë partnerët qeveritarë të LSDM-së, Ali Ahmeti me përfaqësues të tij, mirëpo pritet që të marrë pjesë edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit, por nuk është konfirmuar ende.

Ajo që po qarkullojnë emra janë vetëm spekulime, asgjë oficiale.