Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu përgjigj interesit të gazetarëve shqiptarë për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Për këtë tha Thaçi, do të respektohet këshilla amerikane.

Thaçi: Do të respektohen këshillat e SHBA, sepse angazhimi i Kosovës për të ardhmen euroatlantike është mbi çdo angazhim tjetër ditor.

Presidenti tha se arritja e një marrëveshje paqësore dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë do të çonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Thaçi: Është me rëndësi që të ndodhë dialogu Kosovë-Serbi që po udhëhiqet nga BE,është mbështetja e plotë e SHBA. Kam besim që do të mund të shkojmë drejt një marrëveshje përfundimtare që do të ndodhë njohja reciproke. Kjo njohje do të hapë rrugë për njohjen nga 5 vendet e BE dhe pastaj heqjen e vetos ruse nga Këshilli i Sigurimit. Më marrëveshjen paqësore Kosova do të fitojë njohjen globale.