Real Madridit i mungoi finalizimi në “El Clasico” përballë Barcelonës.

Të besuarit e Santiago Solarit kontrolluan ndeshjen, por ata që arritën të shënonin ishin katalanasit të cilët shfrytëzuan përvojën e lojtarëve të mëdhenj për të zgjidhur ndeshjen edhe në një moment kur po vuanin shumë. Braziliani Vinicius.Jr humbi disa mundësi të arta veçanërisht në pjesën e parë të ndeshjes, para se Barça të shënonte tri herë për ta siguruar finalen, shkruan “Marca”, raporton SYRI.net.

Adoleshenti zhvilloi një super ndeshje dhe disa herë ishte i papërmbajtshëm në krahun e majtë por gjatë finalizimit fati nuk ishte me të.

Vlen të theksojmë rastin në minutën e 66’ kur Vinicius depërton bukur në zonën kundërshtare duke dribluar dy mbrojtësit e Barcelonës, ndërsa gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Ter Stegen.

Shikoni si del “bllof” një mbrojtës i kalibrit si Gerard Pique: