Lëvizja për mjedis të pastër “Duam të Çair të Pastër” organizon protesë më 9 Mars te parku i Çairit për të shprehur revoltën për ajrin e ndotur dhe për të ngritur vetëdijen e qytetarëve por edhe të institucioneve kompetente, njofton Portalb.mk.

“Meqë mbi 400 persona sipas sondazhit janë për organizim proteste në parkun e Çairit, për vetëdijesim së pari të popullit, pastaj të institucioneve kompetente, për masa për uljen e ndotjes (kemi ankesa për ajër jashtëzakonisht të ndotur në Vizbeg, Shutkë, dhe në Çair në tërësi, i cili kufizohet me këto vendbanime) dhe të vendoset urgjentisht një stacion për matjen e ndotjes në Çair siç ka në çdo komunë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes për mjedis të pastër “Duam të Çair të Pastër”.

Ata ftojnë qytetarët që me maska në fytyrë në mënyrë simbolike, të kërkojnë zgjidhje për këtë problem. Ata kërkojnë që të gjenden ndotësit e ajrit në këtë komunë, dhe të eliminohen urgjentisht.