Ndërmarrja publike “Higjiena komunale”- Shkup ju bën apel qytetarëve t’i hedhin mbeturinat në mënyrë të drejtë dhe të mos krijojnë deponi të egra që e ndotin mjedisin, dhe në këtë mënyrë e mbrojnë pastërtinë dhe bukurinë e Shkupit.

“Ekipet e NP ‘Higjiena komunale’ Shkup shtatë ditë në javë, me tre ndrime, i mbledhin dhe bartin mbeturinat nga amvisëritë e Shkupit dhe subjektet ekonomike dhe në të njëjtën kohë e mirëmbajnë higjienën e hapësirave publike, që nënkupton pastrim dhe larje”, thonë nga kjo ndërmarrje, njofton Telegrafi Maqedoni. Ata shtojnë edhe pse nuk është obligim i tyre kryesor, çdo ditë pastrojnë deponi të egra që vinë si rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të qytetarëve por se asnjë aktivitet nuk është i mjaftueshëm pa mbështetjen e qytetarëve.

“Nëse qytetarët mobiljet e vjetra i hedhin gjithkund, mbeturinat ndërtimore i hedhin në vende publike dhe në mënyrë të ndërgjegjshme i djegin kontejnerët, qyteti i Shkupit asnjëherë s’do të bëhet vend i dinjitetshëm për jetesë”, thonë nga NP “Higjiena komunale”.

Ata ju bëjnë apel qytetarëve që në mënyrë të drejtë t’i hedhin mbeturinat dhe të mos krijojnë deponi të egra që e ndotin mjedisin dhe ajrin./Telegrafi/