Borusia e Dortmundit është mposhtur në transfertë nga Augsburgu me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Bundesligës gjermane.

Dopieta e Ji Dong tronditi skuadrën e Faver, ndërkohë që për verdhezinjtë shënoi spanjolli Alkaser. Pas nisjes spektakolare, Dortmundi po shfaq së fundmi shenja lodhjeje, teksa në 5 javët e fundit në kampionat ka arritur vetëm 1 fitore, duke i dhënë mundësinë Bayernit të Mynihut që të ngushtojë diferencën në 3 pikë.

Kampionët në fuqi do të luajnë ditën e nesërme në transfertë ndaj Moenchegladbach.

Në rast të një triumfi të mundshëm, skuadrat do të shkojnë në kuotë të barabartë pikësh.