Moti sot në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira si dhe me kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej një deri në pesë gradë, ndërsa gjatë ditës prej gjashtë deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup, po ashtu do të ketë mot me vranësira dhe kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 13 gradë Celsius.