Presidenti i Parlamentit Europian (PE), Antonio Tajani në kuadër të një vizite në OKB e quajti situatën në Shqipëri shumë të vështirë dhe stabilitetin e Ballkanit shumë të rëndësishëm për Europën. Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, e quan shumë të vështirë situatën në Shqipëri, ku ka filluar një “luftë civile”, midis qeverisë dhe opozitës. Këto komente, Antoni Tajani i bëri në kuadër të një vizite në SHBA, gjatë të cilës ai qëndroi edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.