Mario Baloteli vazhdon të jetë unik si gjithmonë. Mbrëmjen e kaluar, me fanellën e Olimpikut të Marsejës, italiani shënoi golin e parë, në takimin e fituar 2-0 ndaj Saint Etiene.

Goli ishte fantastik, me një gjysmë kthesë ne ajër, direkt nga topi i harkuar nga goditja e këndit. Por, akoma më spektakolar, ishte edhe mënyra e festimit. “SuperMario” shkoi menjëherë pas portës, dhe mori një telefon nga fotografi i skuadrës, ku u fut të filmonte menjëherë veten, bashkë me shokët e tij. Dhe, videon e shkurtër ku festonte, e postoi menjëherë në faqen e tij në Instagram në kohë reale, teksa ndeshja luhej.