Njëzetë automjete të markës “daçia daster” në vlerë prej rreth 323.000 eurove dhe 351 palë çizme speciale – në vlerë prej 45.000 eurove për nevojat e policisë kufitare pranë Byrosë për Siguri Publike, është donacioni që sot e fitoi policia e Maqedonisë së Veriut nga Ministria federale gjermane e Punëve të Brendshme.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas takimit të sotëm të punës me gjeneral Gregor, Pellcëll, drejtor i Repartit për analizë pranë policisë federale të Gjermanisë dhe me ambasadorin gjerman Tomas Gerberih, në të cilin e nënshkruan Protokollin për pranim dorëzim të donacionit, shprehu falënderim dhe potencoi se nuk ka dilema se marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale edhe në periudhën e ardhshme do të thellohen dhe do të ecin në linjë të rritjes.

“Kjo ndihmë është shumë e mirëseardhur, por thelbësor është fakti se RF e Gjermanisë mbetet mbështetës i denjë dhe bashkëpunëtor i afërt i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendosmërinë tonë për zbatimin e reformave dhe rrugës drejtë anëtarësimit në BE”, tha Spasovski.

RF e Gjermanisë që nga pavarësimi i shtetit tonë e deri më sot, theksoi, ishte një nga vendet të cilat pa asnjë dyshim dha kontribut të madh në, nënvizoi, përpjekjet tona që të ndërtojmë shoqëri stabile demokratike dhe prosperuese, e gatshme që të bëhet anëtare e barabartë në asociacionet euroatlantike.

Sipas gjeneralit Gregor Pellcëll, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërmori rrezik të madh politik, por arritja e Marrëveshjes së Prespës, potencon, dha shembull, se si të zgjidhen konflikte në rajon.

Moment i ardhshëm me rëndësi, theksoi, do të jetë qershori i këtij viti kur Këshilli i BE-së do të negociojë në Bruksel dhe vendet anëtare do të duhet të vendosin se a do të fillojnë këtë vit bisedimet për anëtarësim.

“Gjermania edhe më tutje do të ju mbështesë në këtë rrugë, por Qeveria do të duhet të ofrojë, do të duhet të zbatohen reforma të caktuara, këtu përmenden edhe reformat e strukturave të sigurisë”, tha Pellcëll, drejtor i Repartit për analizë pranë policisë federale të Gjermanisë.

Mes tjerash paralajmëroi nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e sigurisë mes të dyja vendeve. fc/