Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin “Debati në Kohë” ka deklaruar se pas konsultimeve me Zijadin Selën kanë rënë në konkluzion për përkrahjen e Blerim Rekës.

“Në këtë proces kemi pasur një komunikim intenziv me Ziadin Selën, në lidhje me konceptin se si do kandidojmë dhe si do shkoj procesi deri në fund. Ka pasur edhe kandidat partiak nga të dyja partitë, megjithatë ka pasur edhe propozime për të shkuar me kandidat jopartiak me qëllim të kanalizimit edhe të votave të qytetarëve tjerë që nuk janë edhe votue të partive tona” deklaroi Kasami.

Sipas Bilall Kasamit, kandidatura e Blerim Rekës është mjaft serioze dhe me përkrahjen e qytetarëve shumë lehtë mund të kalohet në raundin e dytë. /Tetova1/