Ylli i Paris Saint-Germian, Neymar ka refuzuar që të përjashtojë mundësinë që të luajë për Real Madridin një ditë.

Megjithatë braziliani është shprehur se është i lumtur tash për tash në Paris, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Real Madrid është një prej klubeve më të mëdha në botë. Secili që është i ndjekur nga ta do të ndjehej i joshur që një ditë të luajë aty, por unë jam i lumtur në Paris”, ka thënë Neymar.

“Por…askush nuk e di të ardhmen, nuk po them se do të luajë për Realin”.

Neymar ka thënë se ëndërr e tij ka qenë të të luajë për Barcelonën, të cilën ka thënë se e ka përmbushur.