Nga mesnata shtrenjtohen çmimet e derivateve, çmimi i benzinës nga sonte në mesnat shtrenjtohet për dy denarë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohen për një denarë.

‘’ Me çmimet e reja Eurosuper BS-95 do të kushtoj 64.50 denarë për litër, Eurosuper BS – 98 do të kushtojë 66.50 denarë për litër, ndërsa Eurodisel do të shitet për 61 denarë për litër’’, thuhet në njoftimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë.