Policia serbe në Beograd e ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë 54-vjeçar, në veturën e të cilit janë gjetur mbi katër kilogram heroinë, transmeton Portalb.mk.

Ai është arrestuar së bashku me një shtetas të Ukrainës, me të cilin, kanë qenë në veturën audi A6 me targa të Romanisë.

Siç kumrojnë nga policia serbe, droga është gjetur në veturën e tyre.

Të dyshuarve u është përcaktuar masë paraburgimi prej 48 orëve, me padi penale do të nxirren para Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit.