Ministria e Shoqërisë Informatike paralajmëron ndryshime në Ligjin për shërbyesit administrativ dhe Ligjin për nëpunësit në sektorët publik. Kjo bëhet me qëllim largimin e të ashtuquajturit balancer i cili përcakton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratën publike, që në të shumtën e rasteve është vërtetuar se është keqpërdorur. Rasti i fundit ishte ai me nëpunësen në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, ku nëpunësja Biljana Zefiq, duke u deklaruar si shqiptare, ka zënë vendin e punës i cili në konkurs ka qenë i paraparë për shqiptar. Damjan Mançevski paralajmëroi komisionin ndër-resorësh i cili do t’i rekomandojë institucioneve përfaqësimin e drejtë dhe adekuat./Alsat-M/