HIV-i i pacientëve në Mbretërinë e Bashkuar është bërë “i padetektueshëm” pas një transplanti të qelizave të shëndosha– në vetëm rastin e dytë të këtij lloji, raportojnë mjekët, përkthen Periskopi.

Pacienti nga Londra, që po trajtohej për kancer, ka qenë në trajtim për HIV tash e 18 muaj dhe nuk po i merr ilaçet ndaj kësaj sëmundjeje.

Hulumtuesit thonë se është ende herët ta konsiderojnë pacientin si “të kuruar” nga HIV-i.

Ekspertët thonë që përpjekja në fjalë nuk është praktikë për njerëzit e shëndosh me HIV por që përfundimisht mund të ndihmojë në gjetjen e kurës.

Një pacient mashkull nga Londra, ishte diagnostikuar me HIV në vitin 2003, dhe më pas me limfomën e Hodgkinsi më 2012.

Ai duhej ta bënte kimioterapinë për kancerin dhe po ashtu qelizat e shëndosha i ishin implantuar nga një dhurues rezistent ndaj HIV-it, duke çuar drejt shërimit edhe të kancerit por edhe të HIV-it.

Kjo është hera e dytë që pacienti i trajtuar në këtë mënyrë ia del të shërohet.