Instituti për Studime të Komunikimit sot do ta prezentojë fillimin e fushatës për mjedis më të mirë jetësor “Mos injoro! Reago!.

Qëllimi i fushatës është që ta rrisë presionin ndaj institucioneve për zgjidhje më efikase të problemeve të mjedisit jetësor dhe njëkohësisht të nxitet dhe drejtohet aktivizimi qytetar drejt institucioneve shtetërore dhe lokale për pranimin e konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Fushata “Mos injoro! Reago!” do të realizohet gjatë vitit 2019 dhe do të ndahet në tre tema: qytete të qëndrueshme, mjedis i shëndetshëm dhe ndryshime klimatike.

Fushata “Mos injoro! Reago!” realizohet si pjesë e projektit “Mbështetje për qeverisje të mirë përmes pjesëmarrjes së qytetarëve për transparencë më të madhe dhe llogaridhënie të institucioneve”, që financohet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup.