Një orë nuk është thjesht një bizhuteri, që ju tregon kohën, por gjithashtu ju ndihmon të ‘mburreni’ para njerëzve. Mund të tregoni lehtësisht se sat ë pasur jeni pa thënë asnjë fjalë.

Mjafton të bësh një blerje të tillë para disa personave dhe do i lesh me gojë hapur ata. Këtu janë 10 orët më të shtrenjta në botë!Mundohuni të mësoni përmendësh përshkrimin e tyre sepse mbase në verë e gjeni një të tillë në plazh.

1. ‘Breguet Antique’ Numër 2667 – 4.5 milion $

Nëse keni 4.5 milionë dollarë, kjo orë fantastike mund të jetë e juaja! Dizajni i shkëlqyer kombinuar me cilësinë e mrekullueshme të floririt 18k e bën këtë orë fantastike.Image
2. ‘Louis Monet Meteoris’ – 4.6 milion $

Në të gjithë botën e gjerë ka vetëm 4 nga këto orë të mrekullueshme.

Kjo, e kombinuar me një gur të vogël nga Hëna e bën çmimin e saj të papërballueshëm.Image
3. Hublot Big Bang – 5 milion dollarë

Për pesë milion dollarë mund të merrni orën Hublot Big Bang, të mbushur me 1280 diamante.Image
4. Patek Philippe Ref. 1518 – 11 milionë dollarë

Në shikim të parë, kjo orë shik dhe elegante duket si një bizhuteri që mund të gjendet në një dyqan mëse të zakonshëm po ku qëndron atëhere vlera e saj prej 11milionë dollar?

Rezulton se është një orë e cila nuk është prodhuar në masë dhe skeleti i saj është i veçantë në llojin e tij. Në vend të arit kjo orë është bërë nga çeliku.Image
5. Jacob & Co. ora e miliarderit – 18 milionë dollarë

Njerëzit e quajnë këtë lloj si ora e miliarderit. Dhe duke parë se kushton 18 mil $ e themi me bindje se i përshtate ky emër. Luksi i të pasurit një orë me diamantë smeraldi 260 karat mund të behet tuaja nëse e përballoni.Image

6. Patek Philippe Henry Graves Supercomplication – 24 milionë dollarë

Kjo orëe cila kushton 24 mil $ ka 24 ndërlikime secili kushton 1 milion dollar.Image
7. Chopard 201-Carat Watch – 25 milionë dollarë

Kjo orë ka një diamant prej trëndafili 15 karatësh, një diamant blu 12 karatësh dhe një diamant të bardhë 11 karatësh janë të gjitha të dukshme dhe pjesa tjetër e gurëve që ju shihni janë diamante të bardha dhe të verdha … 163 karat sejcili prej tyre.Image
8. Breguet Marie-Antoinette Big Complication Pocket Watch – 30 milionë dollarë

Kjo orë është një legjendë e vërtetë sepse mendohet që u dizajnua për të dashurën e djalit të Maria Antonetës por që ajo kurrë nuk e mori sepse u deshën 40 vite për të realizuar një orë të tillë.Image
9. E magjishmja, Graff Diamonds – 40 milionë dollarë

Kjo orë përmban diamantë të bardhë 153 dhe ka një diamant prej 38 karatësh në formë dardhe në qendër! Dhe duket e magjishme.Image
10. Graff Diamonds Hallucination – 55 milion dollarë

Dhe vendi i parë i kësaj liste shkon tek Graff Diamonds Hallucination – një orë 55 mil $. Kjo orë ka një byzylyk platini të mbuluar me mbi 110 karat diamantësh.Image