Nëpërmjet një videos të shpërndarë në rrjetin social “Fejsbuk”, kanë njoftuar se dje në Konviktin Studentor “Stiv Naumov” në Shkup ka rënë tavani i tualetit, transmeton Portalb.mk.

Pasi që ka rënë tavani, të punësuarit në konvikt i kanë ndalë rrjetin e ujësjellësit, ndërkaq dhe e kanë ndërruar sanitarin e tualetit.

Sipas studentëve, shkak i rënies së tavanit, është ndërtimi jocilësor prej materialit të gipsit dhe kallamit.