Java e kaluar ka qenë e tmerrshme për ‘Los Blancos’ për shkak se Real Madridi ka humbur shansin për të fituar çdo kompeticion që ata kanë qenë pjesë.

Real Madridi dukej qartë se nuk është në formën e tyre më të mirë mbrëmjen e kaluar në Santiago Bernabeu kundër Ajaxit dhe kampioni holandez eliminoi kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve në formë spekakolare duke e mposhtur 4 me 1.

Disfata tronditëse ndaj Ajaxit erdhi pas dy humbjeve kundër Barcelonës javën e kaluar, e para në Kupë të Mbretit dhe e dyta në kuadër të La Ligas – por ajo që është më e rëndësishmja është fakti se humbjet erdhën në shtëpinë e tyre.

Santiago Solari iu kishte dhënë shpresë tifozëve me disa rezultate pozitive të arritura gjatë detyrës së tij menjëherë pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, por asgjë nuk shkoi sipas planeve të tyre javën e kaluar.

Barcelona në formë perfekte vuri në pah që skuadrat janë në nivele të ndryshme gjatë dy fitoreve të siguruara javën e kaluar.

Prandaj, detyra e Santiago Solarit është vënë në pikëpyetje pas rezultateve të dobëta gjatë shtatë ditëve të kaluara.

Statistika më poshtë shfaq se sa keq ka qenë forma e Madridit në shtëpi:
Madridi ka nevojë për bëjë përforcime të mëdha në skuadër gjatë merkatos verore të transferimeve në mënyrë për tu kthyer në vendin e tyre si më të mirët në botë pas këtij edicioni të tmerrshëm.