Toni Kroos është i vendosur të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2019.
Reprezentuesi gjerman do të largohet nga Real Madrid, për t’u transferuar në Premierligë.

‘Don Balon’ raporton se fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë do t’i bashkohet Manchester Cityt, përcjell ‘lajmi.net’.

29 vjeçari thuhet se është në bisedime të avancuara me Pep Guardiolan, për një transferim të mundshëm në ‘Etihad Stadium’.

Toni Kroos është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014, dhe në 143 paraqitje ka shënuar 11 gola.

Ai gjithashtu ka fituar edhe katër tituj të Ligës së Kampionëve me ‘Los Blancos’./Lajmi.net/