Kryetari i Rilindjes Demokratike Shqiptare përmes një telegrami për media të gjithë mësuesve, edukatorëve, arsimtarëve dhe profesorëve ua uroi 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

“7 Marsin e kujtojmë me respekt të thellë për mësuesit dhe rilindasit e parë shqiptarë të cilët na e lanë amanet gjuhën shqipe, të cilën e flasim tani. Mësuesit – prindërit tanë të dytë, u sakrifikuan me vite të tëra, andaj shprehim falënderimin për gjithçka që bënë për ne, për durimin që kishin dhe për tërë diturinë që e përcollën te ne. Të gjithë atyre që punuan dhe punojnë në mësimdhënie, ua uroj Ditën e mësuesit. Gëzuar të gjithë edukatorëve, mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve”, thuhet në urim.