Në Asociacionin për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik ADEC – Tetovë u organizua ëorkshop/prezentim i Sarajevo Business Forum 2019 i cili do të mbahet më 17 deri 19 prill 2019 në Sarajevë.

Ky forum është një nga Biznes Forumet më të mëdha investive në rajon ku deri tani kanë marrë pjesë mbi 8000 pjesmarrës nga mbi 50 vende të botës.

Azra Çoliç foli për misionin e këtij biznes forumi agjendën dhe mundesitë që i ofron ky event kompanive që synojnë të gjejnë tregje të reja në Bosnje dhe Hercegovinë ose partnerë tjerë nderkombëtar.

Ajo gjithashtu i inkurajoi që kompanitë dhe të rinjtë që kanë biznes ide të qendrueshme të marrin pjesë në kët Biznes Forum me qëllim që të mund të gjejnë investitori potencial për projektet e tyre.

Në fund u hap debat me pyetje të ndryshme nga ana e të pranishmëve ku u diskutuan përvoja dhe ide të ndryshme biznesi si dhe mundësitë e gjetjes së burimeve financiare.