“Bombat” të cilat janë publikuar, ndërkaq të njëjtat ende qëndrojnë si audio në internet, nuk ka pse të fshihen ose sanksionohen, thotë ish ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, pasi që Ministria e Drejtësisë kumtoi se, me ligjin e ri për Prokurori Publike, PSP patjetër do të duhet që t’i shkatërrojë materialet nga bisedat e përgjuara në mënyrë të paligjshme, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Janë problem “bombat” e pa publikuara të cilat i posedojnë partitë politike dhe individët e caktuar, ndërkaq të njëjtat mund të shërbejnë edhe si mjet për shantazh, thotë Trajanov.

“Mendoj se në ligjin me të cilin është formuar PSP është përshkruar trajtimi i atyre materialeve, ndërkaq janë paraparë edhe dënime. Por, po aplikohet sistem tjetër, kështu që “bombat” janë publikuar edhe nëpërmjet “Youtube”, nga profile anonime”, rikujton Trajanov.

Marsin e kaluar, PSP kumtoi se gjatë kontrolleve te disa persona ka gjendur mbi 100.000 audi incizime nga përgjimet e paligjshme. Njëri nga personat është lodhur me kanalin në “Youtube” – “Nikolla Teslla”, ku janë publikuar “bomba” që më parë nuk janë publikuar.

“Kjo Prokurori Publike, gjithashtu, është në proces të analizimit të më shumë se 100.000 audio fajlle të cilat janë marrë gjatë kontrolleve te disa persona dhe është në rrjedhë konstatimi nëse dhe në çfarë numri këto audio fajlle paraqesin lëndë të ndjekjes së paligjshme të komunikimeve”, thekson PSP në raportin për punën e tyre në mars të vitit të kaluar.

Trajanov vlerëson se audio-incizimet e pa publikuara mund të gjenden edhe në vende tjera.

“Ka informata se partitë posedojnë “bomba” të pa publikuara, se posedojnë individë të caktuar, me të njëjtat kryejnë shantazhe… duhet që të përforcohet përgjegjësia dhe duhet shteti dhe shërbimet t’i zbulojnë ato materiale. Mbetet obligim i MPB-së, më tej edhe i Agjencisë për Siguri Nacionale, të punojnë në zbulimin dhe pengimin e publikimit të mundshëm të atyre materialeve me të cilat do të publikohen të dhëna personale dhe private. Është diçka tjetër nëse ato materiale përdoren për zbulimin e keqpërdorimeve, tjetër është nëse publikohen detaje të jetës private, ashtu siç është bërë”, deklaroi ish ministri.

Nga ana tjetër “bombat” të cilat Zoran Zaev filloi t’i publikojë në shkurt të vitit 2015, ndërkaq incizimet e të cilave ende vazhdojnë të jenë në internet faqet dhe në rrjetet sociale, sipas Trajanovit nuk janë materiale të klasifikuara dhe nuk ka arsye të shkatërrohen.

“Këto “bomba” që më janë publikuar, që njëherë i ka dëgjuar opinioni, nuk janë problem. Nuk ka kurrfarë arsye që të njëjtat të shkatërrohen dhe të ketë sanksione për publikimin e tyre. Të njëjtat edhe më tej do të ripublikohen. Tanimë gjatë kohë nuk janë informata jo të klasifikuara. Kanë qenë të qasshme dhe çdokush mund t’i ketë.