Gjykata Penale në Shkup mori sot vendimin për rastin “Titanik 2 ” duke dënuar ish kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov me tre vjet burg.

Sasho Mijallkov akuzohet se në kohën kur ka qenë drejtor i DSK-së, në vitin 2013, ka shfrytëzuar ndikimin e tij real dhe përmes Menduh Thaçit ka dakorduar të miratohen ankesat për rivotimin në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale 2013.