Mot i vranët me reshje të shiut dhe të borës në male dhe në vendet më të larta ku do të formohet shtresë e re e dëborës, paralajmëron Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike nga e hëna në orët e mbrëmjes dhe të natës.

Sipas DPHM-së, ndryshimi i motit në ndikimin e një vale të re të lagësht dhe të ftohtë do të kushtëzojë rënien e temperaturave.

“Të hënën në orët e mbrëmjes si dhe të martën do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të shiut. Në male dhe në vendet më të larta do të bjerë dëborë dhe do të formohet shtresë e re e dëborës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, ndërsa temperaturat ditore do të kenë rënie të konsiderueshme” paralajmërojnë nga DPHM.

Nga e mërkura moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të vogla dhe me reshje lokale dhe një rritje të vogël të temperaturave.

Siç informon paraprakisht DPHM nesër dhe të hënën do të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 24 gradë, respektvisht deri në 23 gradë, ndërsa pas ndryshimit të motit të hënën, të martën temperautrat maksimale do të jenë 12 gradë.