Milot Rashica ka shkëlqyer me paraqitjen e tij në Bundesliga.

Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Kosovës shënoi dy gola për skuadrën e tij, dhe ishte pjesëmarrës në aksionin kur u akordua penalltia për Bremen. Me dy golat e shënuar, ai ka prekur rekordin, duke u barazuar me Lewandowskin, si dy lojtarët e vetëm që kanë shënuar nga pesë gola në Bundesliga në vitin kalendarik 2019.