Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër po qëndron drejtori i ri ekzekutiv në Bankën Botërore, Kun Dejvidse.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski do të jetë nikoqir i tij, ndërsa janë planifikuar më shumë takime të nivelit të lartë. Ministria e Financave bën të ditur se në suaza të vizitës së tij Dejvidse do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, guvernatoren Anita Angellovska-Bezhovska dhe ministrat e Qeverisë. Tema të takimeve do të jenë bashkëpunimi midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Botërore, veçanërisht për Strategjinë e re për bashkëpunim 2019-2023 (Country Partnership Framework 2019-2023).

Kun Dejvidse nga nëntori i viti 2018 është emëruar në funksion të drejtorit të BB-së, të cilin paraprakisht e ka kryer Frenk Hemskirk./Telegrafi/