Kandidati i pavarur për president, Blerim Reka në emisionin ”Click Plus” ka thënë se ai asnjëher nuk ka qenë anëtar i BDI-së.

”Unë nuk jam anëtar i BDI-së, asnjëherë s’kam qenë. Me përfundimin e postit të ambasadorit nuk kam shkuar ne BDI. A më keni parë në ndonjë organ, apo këshilla vendor të BDI-së”, theksoi profesori universitar Blerim Reka, tanimë kandidat i pavarur për president i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare.