Ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorba propozon që skulptura legjendare e cila ndodhet para hotelit Hilton në Athinë të zhvendoset në qendrën e Shkupit, ndërsa statuja e Aleksandërit të Madh nga Shkupi në Athinë, shkruan portali grek In.gr, transmeton Portalb.mk.

Propozimi për këmbimin e skulpturës të Kostas Varocos “Dromeas”, me statujën e Aleksandërit të Madh shkaktoi reagime të ashpra në Greqi.
Varocos për Maktes.gr (makthes.gr) e konfirmoi informatën për këtë propozim të ministres. “Çfarë kisha të them, ia thash ministres”. Ministrja Zorba para disa ditësh është takuar me skulptorin e njohur ndërkombëtar, ndërsa ajo ka thënë se ky propozim është në kontest të Marrëveshjes së Prespës.
Këmbimi i tillë i skulpturave nuk është i mundur pa miratim të autorit, shkruan In.gr.