Shefi i Misionit vëzhgues OSBE/ODIRH, Korin Jonker sot në pres konferencë do të informojë për fillimin formal të projekteve të saj për vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIRH-së do të realizojë vëzhgim të zgjedhjeve me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Misioni i ODIRH-së për vëzhgim të zgjedhjeve dhe Misionit të OSBE-së në Shkup veprojnë ndaras dhe pavarur, në përputhje me mandatet e tyre”, thonë nga misioni i ODIRH-së.