Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Takimi mbahet në orën 13:20 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Të hënën, Haradinaj pati mysafirë nga Gjermania. Ishin dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg që i kërkuan Haradinajt ta heq taksën ndaj produkteve serbe.

Së fundmi në Kosovë kanë qëndruar edhe zyrtarë të lartë amerikanë nga administrata Trump.