Sonte në mbrëmje rikthehen emocionet në Champions League ku 2 skuadrat do të presin biletën për në fazën çerekfinale. E gjithë vëmendja futbollistike do të përqendrohet në “Allianz Stadium” ku Juventusi i Ronaldos do të presë Atleticon e Madridin, shkruan SYRI.net. Në Torino “Zonja e Vjetër” pritet të zhvillojë një ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit ku do të synojë të përmbysë humbjen 2-0 të ndeshjes së parë. Ndërsa në krahun tjetër Manchester City pret Shalke 04, me gjermanët që do të synojë të bëjë mrekullinë pas humbjes ndeshjen e parë me rezultatin 3-2.