Mbrëmjen e djeshme Cristiano Ronaldo zhvilloi një ndër ndeshjet më të mira të karrierës duke kualifikuar Juventusin në çerekfinale të Champions Leagues.
CR7 shënoi tripletën e tij të katërt ndaj Ateltico Madrid, e treta që e pëson Jan Oblak, teksa “Colchoneros” janë viktima e dytë e preferuar pas Sevilla. Në total portugezi i ka shënuar 25 gola skuadrës së Simeone-s. Me tri golat ndaj Atleticos, Ronaldo shkon në shifrën e 124 rrjetave në Champions League, duke kryesues i vetëm listën e golashënuesve.
E pabesueshme por e vërtetë që Ronaldo ka shënuar 6 gola më shumë se e gjithë Atletico në historinë e kupave të Europës.
Portugezi mban plot 13 rekorde personale në Champions League:
1- Golashënuesi më i mirë
2- Gola në ndeshjet brenda
3- Gola në ndeshjet në transfertë
4- Gola në fazën e grupeve
5- Gola në fazën me eliminim direkt
6- Gola në finale
7- Gola në goditje dënimi
8- Gola me penallti
9- Gola me kokë
10- Dopjeta
11- Tripleta
12- Asist
13- Më shumë pikë të fituara për ekipin